Vendosni fjalën kyçe....

BBC: Një pjesë e viktimave gjatë shpërthimit në aeroportin e Kabulit mund të jenë qëlluar nga ushtarët amerikanë gjatë rrëmujës që pasoi


Disa nga dhjetëra civilë që thuhet se janë vrarë në shpërthimin vetëvrasës jashtë aeroportit të Kabulit mund të jenë qëlluar nga ushtarët amerikanë në mes të kaosit të shkaktuar nga shpërthimi vdekjeprurës, sipas BBC.

Dëshmitarët okularë që i mbijetuan sulmit të së enjtes, i cili mori të paktën 95 jetë dhe la 150 të plagosur, i thanë transmetuesit publik britanik se jo të gjithë ata që vdiqën atë ditë ishin vrarë nga sulmuesi vetëvrasës.

Mohammed, një shofer taksie nga Londra, kishte udhëtuar për në Kabul për të ndihmuar familjen e tij të siguronte kalimin e sigurt nga kryeqyteti afgan. Ai dhe gruaja e tij u vranë në shpërthimin jashtë Portës Abbey të aeroportit, ndërsa dy nga fëmijët e tyre mbeten të zhdukur.

Vëllai i tij dhe të tjerët të intervistuar nga korrespondenti i BBC në Kabul thanë se familja dhe të afërmit e tyre nuk u vranë në shpërthim, por nga të shtënat me armë në ‘rrëmujën’ që pasoi. Vëllai i Mohammedit pohoi se të shtënat erdhën nga drejtimi ku ishin vendosur ushtarët amerikanë që ruanin perimetrin e aeroportit.

Një afgan që foli për BBC pohoi se një civil që kishte punuar me forcat amerikane u qëllua për vdekje nga ushtarët e huaj pas shpërthimit vetëvrasës.

“Djaloshi kishte shërbyer [ushtrinë amerikane për vite me rradhë. Dhe arsyeja pse humbi jetën – ai nuk u vra nga talebanët. Ai nuk u vra nga ISIS,” tha burri, duke shtuar se viktima u gjet me një vrimë plumbi në kokë pa lëndime të tjera.

Pentagoni nuk komentoi kur u kontaktua nga BBC.