Vendosni fjalën kyçe....

Erdogani viziton Malin e Zi, pritet nga zëvendëskryeministri shqiptar Abazoviç


Presidenti turk mbërriti në kryeqytetin e Malit të Zi Podgoricë, ndalesa e dytë e tij në dy vende të Ballkanit Perëndimor.

Rexhep Tajip Erdogan u takua me presidentin malazez Milo Gjukanoviç dhe kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiç. Erdogan tha se ka rënë dakord Milo Gjukanoviçin për një marrëveshje tregtare që kap vlerën e 250 milionë dollarëve. Gjatë takimeve ballë për ballë, marrëdhëniet dypalëshe do të rishikohen dhe diskutohen hapat për thellimin e bashkëpunimit.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Erdoganit në këtë vend ballkanik. Bosnje dhe Hercegovina ishte ndalesa e parë e turneut të Erdoganit në Ballkan, kur ai mbërriti në kryeqytetin Sarajevë të premten.