Vendosni fjalën kyçe....

Fotot – Kamioni përplasi vajzën e mitur në “Astir”


Një vajzë e mitur 14-vjeçe u plagosur mbrëmë si pasojë e një aksidenti te zona e “Astirit” në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”. E plagosura është me inicialet E. S ia doli të mbijetojë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të saj shkuan menjëherë qytetarë, të cilët sinjalizuan autoambulancën për ta marrë.