Kërkohej nga italianët pasi nuk kishte shlyer gjithë dënimin. 44-vjeçari me disa emra është prangosur sot nga policia.
“Specialistët bënë kapjen dhe ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Këtë shtetas, Prokuroria e Milanos e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.”, jep detaje policia.