Vendosni fjalën kyçe....

‘Liri’, ‘Farsa mbaroi’, ‘Draghi shporru’ – Protestë e madhe në Romë kundër pasaportës shëndetësore (Video)


Një protestë e madhe kundër pasaportave sanitare është zhilluar ditën e djeshme në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Mijëra qytetarë u mblodhën në një nga sheshet e qytetit dhe pas një përplasjeje me policinë, nisën marshimin drejt godinës së RAI-t po u bllokuan sërish nga policia e shumtë në numër.

Me flamuj e flakadanë në duar ata thërrisnin: ‘Liri’, ‘Farsa ka mbaruar’, ‘Draghi shporru’, në një mesazh dërguar kryeministrit të vendit.

Italia është një nga shumë vendet e BE-së që planifikon vendosjen e një pasaporte sanitare që do vërtetojë vaksinimin e qytetarëve e do shërbejë për t’u futur në mjedise të caktuara si bare, restorante, dyqane, palestra, kinema, etj.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani