Kanë mbërritur në Kosovë shtetasit e parë nga Afganistani.
Bëhet fjalë për rreth 100 persona të cilët janë nisur nga një bazë ushtarake e NATO-s në Gjermani dhe kanë mbërritur në aeroportin ‘Adem Jashari’ të Prishtinës.
Kosova është treguar e gatshme të strehojë rreth 2 mijë shtetas afganë.