Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe.
Përplasja ndodhi në vendin e njohur si Kështjella e Dragoit ku një mjet ‘Mercedes-Benz’ që drejtohej nga 24-vjeçari Ferdinand Dreshaj është përplasur me mjetin ‘Audi’ që drejtohej nga 22-vjeçari Kristian Curaj.
Gjatë aksidentit është plagosur rëndë 22-vjeçari Curaj i cili edhe pse u dërgua në Spitalin e Traumës nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve.