Vendosni fjalën kyçe....

Blinken mohon t’u ketë dhënë talibanëve listën e amerikanëve e afganëve, shton se u ka dhënë emrat në autobusët e evakuimit


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u përpoq të hedhë poshtë raportet se administrata e Biden u ka dhënë talibanëve listën e amerikanëve dhe aleatëve në Afganistan, por më pas pohoi duke thënë se u ka dhënë emra e autobusëve të ngarkuar me personat që do evakuoheshin.

I pyetur nga gazetari i NBC News, Chuck Todd, të dielën se si administrata mund të jetë e sigurt se listat e njerëzve që SHBA po përpiqet të nxjerë nga Afganistani nuk do të përdoren për ‘arsye të tmerrshme’, Blinken tha se lista të tilla me informacion nuk u janë dorëzuar talibanëve.

“Ideja se ne kemi bërë gjithçka për të vënë në rrezik më tej ata që ne po përpiqemi të ndihmojmë të largohen nga vendi është thjesht e gabuar,” shtoi Blinken. “Dhe ideja që kemi ndarë listat e amerikanëve ose të tjerëve me talibanët është thjesht e gabuar.”

Më pas gazetari Todd e pyeti Sekretarin e Shtetit se çfarë ishte ndarë me të talibanë e Blinken u përgjigj se ‘në raste të veçanta’, administrata u dha talibanëve të dhëna për autobusët e ndarkuar me njerëzit që do kalonin përmes pikave të kontrollit në aeroportin e Kabulit për evakuim.

“Kur përpiqeni të kaloni një autobus ose një grup njerëzish duhet të tregoni një dokument për ta bërë këtë – veçanërisht në rastet kur njerëzit nuk kanë kredencialet e nevojshme me vete ose dokumente identifikimi – atëherë ju do të ndani emrat e listave të njerëzve në autobus në mënyrë që ata të mund të sigurohen se ata janë njerëzit që ne po kërkojmë të sjellim,” tha ai