Vendosni fjalën kyçe....

Dasmat dhe funeralet në Shkodër rrisin rastet me Covid19


Dasmat dhe funeralet janë burimi kryesor i rasteve të rritjeve me Covid 19 në Shkodër. Deklarata vjen nga drejtoresha e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Xheni Halili.

“Kjo situatë vjen për arsye sepse masat anticovid që janë vendosur nuk janë zbatuar sa duhet. Një ndër vatrat kryesore janë edhe dasmat edhe funeralet, të cilët kanë numra të jashtëzakonshëm të pozitivëve. Ne i bëjmë thirrje çdo qytetari që të respektojë masat’, thotë ajo.

Halili tha se ka vaksina për gjithë qytetarët dhe mjafton që të paraqiten te qendrat shëndetësore.