Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një kufomë e dekompozuar në Shijak, dyshimet e policisë


Një kufomë pjesërisht e dekompozuar është gjetur në fshatin Gjepalaj të Shijakut.

Policia dyshon se i përket një personi endacak të seksit mashkull.

Sipas uniformave blu paraprakisht nuk është evidentuar ndonjë shenjë dhune në trup.

Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës”-njofton policia.