Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen masivisht.
Gjatë konferencës për shtyp, Manastirliu, tha se lloji Delta po përhapet me shpejtësi në mbarë botën dhe se po prek më shumë dhe më rëndë ata që nuk janë vaksinuar.
Po kështu ajo theksoi se kategori të caktuara do vaksinohen me detyrim në emër të jetës dhe detyrimit ndaj të tjerëve.
“Në mbarë botën Delta po përhapet me shpejtësi të frikshme. Mbizotëron një bindje se Delta po prek me shpejtësi sidomos ata që nuk janë vaksinuar. Kjo pandemi po merr emrin pandemia e të pavaksinuarve. 90 për qind e të shtruarve në spital janë persona të pavaksinuar ndërsa të vaksinuarit që janë prekut nga lloji Delta nuk kanë rrezik jete dhe kanë simptoma shumë më të lehta sesa pjesa tjetër. Refuzimi i armës mbrojtëse që qytetarët e kanë falas në cdo qendër shëndetësore vë në rrezik jetën e familjarëve, kolegëve e qytetarëve të tjerë. Shtatori do jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Kategori të caktuara do vaksinohen me detyrim përmes një plani të caktuar siç po ndodh në mbarë botën.” – tha Manastirliu.