Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në Rinas 150 shtetas afganë, 607 në total


150 shtetas të tjerë afganë kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mjeti ajror ka fluturuar nga Dubai në orën 05:00 të ditës së sotme. Sipas Ministrisë së Jashtme, 103 prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti ndërsa 47 të tjerë në hoetlet në Durrës.

Deri tani në Shqipëri kanë ardhur 607 shtetas afganë. Kryeministri Rama ka deklaruar para pak ditësh se Shqipëria është e gatshme të presë deri në 4 mijë shtetas afganë.

Këta të fundit p[ritet të qëndrojnë në vend përkohësisht deri në largimin e tyre përfundimtar drejt SHBA-së megjithatë kreu i qeverisë ka theksuar se mund të qëndrojnë në Shqipëri nëse dëshirojnë.

*Foto Credit: Florion Goga