Vendosni fjalën kyçe....

Mësimi 


Nga Klodian Tomorri

Kur u krijuan këto partitë e reja para zgjedhjeve dhe Partia Demokratike filloi t’i sulmojë, unë për vete isha me partitë e reja. Për një arsye të thjeshtë.

Monopolin e opozitës nuk mund ta ketë askush dhe liria për të garuar është e drejtë e të gjithëve.

Më vonë mora vesh se ca nga këto partitë morën para informale nga qeveria. Këta marrin lekët dhe sa mbarojnë zgjedhjet shuhen si parti. D.m.th është thjesht biznes.  

Kur doli kandidati i pavarur në Bulqizë, shumë nga mediat u simpatizuan me të. I ofruan hapësire dhe mbështetje, të tillë që do ta kishte zili edhe nje kandidat për kongresin në SHBA. Pastaj ngeli dopio gjashta në dorë.

Tani kush është mësimi këtu?

Shqiptarët dhe idealizimi janë dy gjëra të papajtueshme me njëra-tjetrën.

Unë them se idealistët e fundit në Shqipëri kanë qenë anëtarët e byrosë politike. Ata ishin kriminele, të pashkolluar, të mbrapshtë. Por të paktën atë ideologjinë e mbrapshtë e besonin me të vërtetë.

E kishin ideal.

E kështu kështu.