Vendosni fjalën kyçe....

Nga Klevis Balliu, te Jamarbër Malltezi – kandidatët për Kryesinë e Partisë Demokratike


Sot pasdite pritet të votohen anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Po cilët janë ata? Lista e firmosur nga Partia Demokratike ka një sërë emrash të njohur duke nisur me Klevis Balliun, Jamarbër Malltezin, Agron Shehajn, Julian Dedën, Juela Hamatin, Sorina Kotin, Orjola Pampurin e shumë të tjerë.

Po kështu për opozitën janë zbuluar edhe emrat e rinj të ekipit të Lulzim Bashës për 4 vitet e ardhshme.

Për herë të parë, Partia Demokratike do të ketë dy gra nënkryetare: Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.

Ndërkohë ish drejtori i Fushatës tashmë deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa drejtuesi politik i Qarkut të Fierit dhe një politikan me përvojë Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.

Rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, me një kontribut të rëndësishëm edhe në fushatën zgjedhore të 25 prillit si Drejtues Politik në një qark të vështirë si ai i Elbasanit.

Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Burimet brenda Selisë Blu bëjnë me dije se Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD ka kërkuar të mbajë vetëm detyrën e deputetit.

Deputetja e zgjedhur, shkrimtarja e botuesja Flutura Açka është nominuar për një post të rëndësishëm, atë të Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana, është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor.

Për dy çështje parësore për Partinë Demokratike, ato të pronave dhe të përndjekurve, Lulzim Basha ka vendosur të ketë sekretariate të dedikuara, të cilat po kështu ju janë besuar grave.

Për Sekretare për Pronarët dhe cështjet e pronave, Basha ka nominuar Ledina Mandian, e cila vjen nga një përvojë e pasur juridike me një fokus të vecantë në këtë fushë. Ndërsa Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh.