Vendosni fjalën kyçe....

Pandemia në Kosovë, hyjnë sot në fuqi masat e reja shtrënguese


Kanë hyrë sot në fuqi masat e reja shtrënguese që kanë të bëjnë me pandeminë Covid-19. Sot në mbrëmje hyn në fuqi ora policore nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit.

Po kështu mbajtja e maskës është e detyrueshme me përjashtim rë rasteve kur drejtuesi i një mjeti udhëton i vetëm apo brenda makinës janë anëtarët e një familjeje, gjatë ngarjes së biçikletës apo ushtrimeve fizike.

Po kështu bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator 2021. Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa prezencë të publikut).

Me masat e reja, ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve. Ndërsa në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.

Po ashtu, ndalohen shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.