PD do mbledhë pasditen e sotme Këshillin Kombëtar për të zgjeedhur ekipin e ri drejtues për katër vitet e ardhshme.
Mbledhja pritet të nisë në orën 18:00 ndërsa katër janë pikat e rendit të ditës.
Mbrëmjen e djeshme u zbuluan emrat e propozuar për postet kyce dhe që pritet të miratohen në mbledhjen e sotme.
Të bie në sy se për një pjesë të madhe të pozicioneve kyçe janë propozuar shumë gra që nga e nesërmja do jenë pjesë e ekipit drejtues të PD-së –ër katër vitet e ardhshme.
Rendit i ditës
- Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
- Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
- Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
- Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.