Vendosni fjalën kyçe....

Për të hyrë në Kosovë duhet dëshmi vaksinimi, tampon i 72 orëve të fundit ose test serologjik të 30 ditëve të fundit


Shtetasit shqiptarë që kërkojnë të futen në Kosovë duhet të kenë me vete dëshminë e vaksinimit kundër Covid-19 ose një test negativ (tampon) të 72 orëve të fundit apo një test serlogjik të 30 ditëve të fundit.

Masat e reja kanë hyrë në fuqi mëngjesin e sotëm teksa Kosova ka shtrënguar rregullat lidhur me pandeminë.

Dhjetëra qytetarë shqiptarë janë bllokuar në pikën kufitare të Morinës pasi nuk kanë pasur asnjë nga tre dokumentet e kërkuara. Ata janë shprehur se nuk kanë pasur informacion paraprak lidhur me këtë gjë.