Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima nga COVID-19 raporton Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 932 raste të reja të infektuara me virus.
“Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.
Në total numri i rasteve aktive është 26.525”-thuhet në njoftim.