Vendosni fjalën kyçe....

“S’jemi të shqetësuar nga rezistenca në Panjshir, e zgjidhim me negociata ose forcë” – Zëdhënësi i talibanëve


Rezistenca e Panjshir janë dy djem që duan që lufta të vazhdojë, tha zëdhënësi i talibanëve për mediat ruse, duke hedhur poshtë kërcënimin e milicisë fisnore. Forcat anti-talibane në Afganistanin verior janë një telash i vogël që mund të zgjidhet ose përmes bisedimeve ose me forcë ushtarake, tha një zëdhënës i lëvizjes ushtarake.

“Nuk është një problem i madh. Janë vetëm dy burra, të cilët do të donin të vazhdonin luftën, Amrullah Saleh dhe Ahmad Massoud, ” tha Zabihullah Mujahid për mediat ruse në fundjavë. Mujahid, i cili është emëruar ministër Informacioni në qeverinë e instaluar nga talibanët, i referohej të ashtuquajturës rezistencë Panjshir në veri të vendit.

Lugina Panjshir, një zonë lehtësisht e mbrojtshme rreth 150 kilometra në veri të Kabulit, ishte një bastion sfidues kundër talibanëve pasi mori kontrollin mbi Kabulin dhe zona të mëdha të vendit gjatë luftës civile afgane në vitet 1990. Rezistenca u drejtua nga Ahmad Shah Massoud, një komandant karizmatik i milicisë i cili u bë i famshëm si një luftëtar gueril anti-sovjetik i mbështetur nga SHBA.

Ahmad Massoud është djali dhe trashëgimtari i kryekomandantit të nderuar muxhahidin. Saleh ishte anëtar i forcës luftarake të Shah Massoud, para se të bënte karrierë në qeverinë e Presidentit Hamid Karzai. Ai shërbeu si zv.presidenti në qeverinë e tanishme të përmbysur afgane dhe iku në Panjshir në mes të kontrollit të talibanëve, duke u shpallur president në detyrë.

Grupi ‘Rezistenca II’ bëri disa sulme nga baza e tij javën e kaluar, por forcat talibane thuhet se i shtynë ata prapa, duke rimarrë rrethet e Bano, Deh Saleh dhe Pul e-Hesar në Provincën Baghlan, e cila kufizohet me Provincën Panjshir.

“Ne i kemi bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Ahmad Masudit, duke i kërkuar atij të zgjidhë mosmarrëveshjet tona përmes negociatave. Nuk ka nevojë për luftime. Ne nuk kemi marrë përgjigje prej tij,” tha zyrtari taliban.

Ai shtoi se refuzimi nuk i shqetësoi shumë militantët, pasi ata kanë fuqi të mjaftueshme ushtarake ‘për të mbajtur nën kontroll situatën në Luginën Panjshir’.

Massoud po përdor reputacionin legjendar të babait të tij dhe kontaktet me komandantët e vjetër muxhahedinë për të mbledhur mbështetje për kauzën e tij. Ai gjithashtu iu lut publikisht Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, duke i nxitur ata të siguronin armë, municion dhe mbështetje të tjera për milicinë e tij, duke u zotuar të luftonte kundër talibanëve.

Por aftësia e tij për të siguruar mbështetje jashtë fisit të tij dhe për të paraqitur një kërcënim të besueshëm ushtarak për talibanët mbetet në dyshim.