Vendosni fjalën kyçe....

KED ndalon kandidimin e Tafajt, Spiros dhe Vishajt për në Gjykatën Kushtetuese


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e ditës së sotme ka marrë vendimin për ndalimin e kandidimit për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese të 3 kandidatëve.

Sinan Tafajt, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt, Gjykata Kushtetuese ia ndaloi kandidimin për mangësi në një apo disa kushte të vendosura nga ligji.

KED vendosi: “Ndalimin e kandidimit dhe mos vijimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

  1. Z. Sinan Tafaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Gani Dizdari;
  2. Zj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha;
  3. Z. Saimir Vishaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha, vendin vakant të Z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”-thuhet në njoftim.