Një pushues është mbytur në plazhin e Shëngjinit në Lezhë.
76-vjeçari me iniciale J.B me banim në Kosovë po lahej në det dhe dyshohet se shkak për humbjen e jetës të ketë qenë mbytja.
“Sot, rreth orës 17:25, në plazhin e Shëngjinit, Lezhë, dyshohet se është mbytur në det shtetasi J.B., 76 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.