Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në media të huaj për të folur për strehimin e afganëve duke theksuar se është i gatshëm t’i mbështesë të qëndrojnë edhe më shumë.
Rama në intervistën e tij për BBC World News deklaroi se afganët presin që të marrin vizat amerikane por kjo do të zgjasë dhe prandaj është i gatshëm ti mbështesë për të qëndruar në Shqipëri.
“Kjo është ajo çka thonë ata. Ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht, ndoshta do të jenë në gjendje që të mbërrijnë në SHBA më pas. Por e dimë se situata është e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane, dot duhet më gjatë se sa ishte thënë. E dimë se jemi të gatshëm që t’i mirëpresim të qëndrojnë më shumë. E nëse duan që të qëndrojnë këtu, i mbështesim”-u përgjigj Kryeministri Rama pyetjes së gazetarit Ben Boulos.