Kreu i qeverisë shqiptare thotë se deri tani nuk ka marrë asnjë mbështetje nga vendet e pasura, por thjesht ka një bashkëpunim me njerëz që kanë zemër të pasur.
“Nga vendet më të pasura? Jo. Ne për momentin po mbështetemi tek bashkëpunimi tek njerëzit që kanë zemër të pasur. Është një numër i konsiderueshëm nga SHBA dhe Britania që e kanë zemrën e pasur. Kemi një shprehje në Shqipëri, ‘bukë kripë e zemër’. Kurrë nuk do t’i mungojë buka, për pjesën tjetër do t’ia dalim. Ne mirëpritem gjysmë milioni nga Kosova. 500 mijë nga vëllezërit tonë erdhën në Shqipëri, në atë kohë ishim më të varfër dhe në kushte me të vështira. U pasuruam më shumë moralisht dhe në shpirt”-tha Kryeministri.
Kryeministri përsëriti edhe një herë se në të njëjtën situatë kanë qenë edhe shqiptarët në vitin 1991. Ai u shpreh se Shqipëria nuk është një vend i pasur, por ka shumë gjera për të ndarë me popullin afgan që ka mbërritur në vendin tonë.
“Ne kemi qenë në këtë pozitë jo shumë kohë më parë, 30 vjet më parë ishim ne afganët që përpiqeshim ti largoheshim ferrit për të mbërritur në brigjet italiane. Ka qenë e ngjashme sa i takon rrugëtimit, ankthit dhe të panjohurës. Jemi të pirur ta bëjmë këtë sepse kjo nderon historinë dhe traditën tonë. Ne po bëjmë diçka që unë besoj se ua detyrojmë fëmijëve tanë që të rriten me besimin se ka një kohë kur jep dhe një kohë kur ti merr.
Ne nuk jemi vendi i pasur, por jam besimplotë se kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Nuk jemi të vetëm. Ka shumë organizata që po kujdesen për ta. Janë të gatshëm ti shoqërojnë në këtë pjesë të rrugëtimit”-u shpreh Rama per BBC.