Sllovakia ndaloi të martën përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Zuzana Eliasova, tha se mbi 18,500 qytetarë sllovakë janë vaksinuar tashmë me këtë vaksinë.
Në muajin mars, Sllovakia ka blerë 200,000 doza Sputnik V, duke u bërë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë, që furnizohet me të tilla.
Sputnik V nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave – EMA.
Katër vaksinat e miratuara nga kjo agjenci janë: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson.