Të paktën shtatë fëmijë u vranë në një sulm me dron në Kabul, u tha gazetarëve përfaqësuesi i UNICEF -it në Afganistan. Pentagoni kishte thënë se sulmi eliminoi një ‘kërcënim të afërt’ nga terroristët e ISIS-K teksa vijonte evakuimi i civilëve nga vendi.
“Ne kemi pohimin nga burime të sigurta se shtatë fëmijë u vranë,” në incident, u tha gazetarëve të hënën Herve De Lys, i dërguari i UNICEF -it në Afganistan.
“Ne nuk e dimë kush qëndron pas sulmit,” shtoi ai.
Padija nga De Lys ishte e çuditshme, pasi të njëjtat burime të hapura që raportuan vdekjet ia veshën sulmin SHBA-ve – New York Times, për shembull.
Ushtria amerikane tha gjithashtu se kishte kryer sulmin me dron, duke thënë se ishte bërë në vetëmbrojtje kundër një kërcënimi “të afërt” nga Shteti Islamik Khorasan (ISIS-K). Grupi mori përgjegjësinë për bombardimin e javës së kaluar në portën e Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai të Kabulit (HKIA), i cili mori jetën e 14 anëtarëve të ushtrisë amerikane dhe rreth 170 afganëve.
“Ne nuk jemi në gjendje ta kundërshtojmë atë tani,” u tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby gazetarëve të hënën, kur u pyet për raportet e viktimave civile në sulm.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA, kapiteni Bill Urban tha të dielën se CENTCOM ishte “në dijeni” për viktimat e raportuara civile dhe ishte ende “duke vlerësuar” rezultatin e sulmit, për të cilin ai tha se shënjestroi një makinë bombë që i përkiste ISIS-K. Të mbijetuarit e sulmit me dron, megjithatë, thanë se ai vrau shumë anëtarë të një familje afgane, të gjithë civilë.