Kryeministri Edi Rama është parë gjatë takimit të Forumit Strategjik Bled pa mbajtur maskën mes krerëve të tjerë të qeverive të cilët mbanin një të tillë.
Rama kështu nuk ka respektuar rregullat anti-covid duke mos mbajtur maskën dhe panelistët e tjerë të cilët mbanin një të tillë.
Në një rast të ngjashëm kryeministri Edi Rama përzuri gazetaren e një televizioni shqiptar nga rreshti pasi nuk kishte maskë.
Gjatë mbikëqyrjes së procesit të vaksinimit, në muajin mars Kryeministri ndaloi fjalën për shtyp dhe përzuri një prej gazetarëve se nuk po mbante maskë.
Por në rastin e sotëm a duhet ta përzënë Ramën nga rreshti në Slloveni?