Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada amerikane shpërndan deklaratën e Biden: Asnjë komb s’ka bërë diçka të ngjashme në histori, evakuuam 120 mijë persona nga Afganistani


Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë deklaratën e presidentit të vendit Biden pas përfundimit të operacionit të evakuimit të shtetasve amerikanë e aleatëve afganë nga Afganistani, pasi ky i fundit ka rënë në duart e talibanëve.

Në deklaratën e hedhur në Facebook, Biden thekson se SHBA ka kryer këto kohë një nga transportimet më të mëdha ajrore në histori me më shumë se 120 mijë persona të evakuuar.

Po kështu në deklaratë tuhet se asnjë komb nuk ka bërë diçka të ngjashme në gjithë historinë.

“Natën e shkuar në Kabul, Shtetet e Bashkuara i dhanë fund luftës 20 vjeçare në Afganistan – luftës më të gjatë në historinë amerikane. Ne kryem një nga transportimet ajrore më të mëdha në histori, me më shumë se 120 000 njerëz të evakuuar në vende të sigurta. Ky numër është dyfish më i madh se ajo cka mendonin të mundur shumica e ekspertëve. Asnjë komb – asnjë – nuk ka bërë dot dicka të ngjashme në të gjithë historinë. Vetëm Shtetet e Bashkuara patën kapacitetet, vullnetin dhe aftësinë për ta bërë dhe kjo është ajo që bëmë sot.” – thuhet në postimin e ambasadës.