Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel viziton Shqipërinë më 14 shtator.
Merkeli do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, raporton “MCN Tv”.
Në këtë vizitë, Merkel do të takojë të gjithë kryeministrat e shteteve ballkanike, duke nisur me Ramën.
Takimin e fundit, ajo pritet ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku temë diskutimi do të jenë rrugëtimi në procesin e Berlinit dhe agjenda gjermane në Ballkan.
Merkeli e ka vizituar Shqipërinë në vitin 2015, gjatë mandatit të parë të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.