Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, tha se vendi i tij së shpejti do të pranojë një dërgesë të madhe të pajisjeve ushtarake nga Rusia.
Duke folur të mërkurën në qytetin Babrushk të Bjellorusisë, Lukashenko tha se dhjetëra avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, përfshirë “ndoshta” sisteme raketore S-400, do të dërgohen nga Rusia fqinje në Bjellorusi “në të ardhmen e afërt”.
Ai nuk dha detaje të tjera, por i konfirmoi raportet e mëhershme për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.
Lukashenka tha se, më 9 shtator, do të zhvillojë bisedime me Putinin në Moskë, për integrimin e mëtejshëm midis dy vendeve.