Vendosni fjalën kyçe....

E qëllon i mituri me armë sportive, plagoset i riu në Përmet


Një person është plagosur në Përmet pasi është qëlluar në shpatull me armë sportive.

28-vjecari me iniciale N.L. është qëlluar nga i mituri me iniciale R.U. në shpatull dhe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu është proceduar pronari i armës sportive, 38-vjeçari me iniciale B.A. i cili e kishte armën në fjalë pa leje.

Njoftimi

“Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet, shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive. Gjithashtu specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe për shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Përmet, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.”