Vendosni fjalën kyçe....

Femrat e burgosura në SHBA e Britani tregojnë abuzimin seksual nga të burgosurit transgjinorë që janë meshkuj biologjikë (Video)


Gratë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkaur që u detyruan të jetojnë së bashku me burrat biologjikë në burg i thanë RT se politikat e hartuara për të mbrojtur të drejtat transgjinore kanë çuar në dhunë dhe sulme seksuale kundër grave të burgosura.

Tomieka Johnson u dënua me 50 vjet prapa hekurave nga një gjykatë në Kaliforni në vitin 2012 pasi ajo vrau burrin e saj abuziv gjatë një sherri fizik. Johnson, një ish-oficere patrullimi në autostradë, i tha RT se ajo ndau një qeli me një të burgosur transgjinor që ishte shumë i dhunshëm e vulgar’.

Raportohet se transgjinori i detyronte gratë në burg të pastrojnë banjën dhe të lajnë dyshemetë, duke çuar në ndërveprime që i kujtuan Johnson abuzimet në familje që ajo kishte vuajtur dikur.

Dhe megjithëse i burgosuri në fjalë u identifikua si një grua, mashkulli biologjik dyshohet se kishte një të dashur të cilën ai do ta ‘rrihte’ rregullisht. Sipas Johnson, i burgosuri në fjalë nganjëherë bëhej i dhunshëm nëse ‘e dashura’ e tij refuzonte dëshirat e tij seksuale.

Ajo beson se u zgjodh qëllimisht që të ndante qelinë me një të burgosur transgjinor sepse rojet në burg menduan se do të ishte një ‘shaka’ e këndshme për të bërë një ish-oficere policie të ndante qelinë me një mashkull biologjik.

“U ndjeva e pashpresë. U ndjeva e bllokuar,” tha ajo për përvojën.

Në fillim të këtij viti, Kalifornia miratoi legjislacionin që i lejon të burgosurit e transferuar të kërkojnë transferim në objektet që përputhen me identitetin e tyre gjinor. Që atëherë, janë paraqitur rreth 300 kërkesa të tilla, me asnjë kërkesë të vetme që të jetë refuzuar që nga qershori.

RT mësoi për një histori të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar. Një ish e burgosur femër në Mbretërinë e Bashkuar tha se ajo ishte sulmuar seksualisht nga një shok qelie transgjinor i cili më parë ishte burgosur si burrë për shkelje seksuale ndaj grave.

“Ju gjithmonë ndiheni në zgrip. Ju e dini që ata nuk janë gra. Ata janë fizikisht kërcënues dhe agresivë,” tha ajo për RT.

“Unë u sulmova seksualisht dhe nuk jam e vetmja grua që kam qenë. Ata nuk kanë bërë operacion dhe ekspozohen. Një prej meshkujve biologjikë në burg me të u tha se ai nuk mund të bënte dush në të njëjtën kohë me të burgosurit e tjerë. Politika ndryshoi pasi ai paraqiti një ankesë zyrtare, duke pretenduar se të drejtat e tij të njeriut ishin shkelur. Tani atij i lejohet të bëjë dush me ne. Dhe për shkak se ai tani e ka atë të drejtë, edhe meshkujt e tjerë e kanë atë të drejtë,” tha ajo.

Burgjet për femra në Angli dhe Uells mund të mbajnë burra që identifikohen si gra transgjinore edhe pse ende mund të mbajnë organet gjenitale mashkullore.

Politika u mbështet kohët e fundit nga një gjykatë e lartë e Anglisë dhe Uellsit. Gjykatësi vendosi që ndërsa të burgosurat femra mund të ndihen të kërcënuara nga meshkujt biologjikë, të drejtat e të burgosurve transgjinorë gjithashtu duhet të merren parasysh.

Përgatit i për Hashtag.al, Klodian Manjani