Një 17-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi i është kapur një pistoletë pa leje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në Lagjen 6 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, i mituri nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar e më pas e ka hedhur armën e zjarrit që kishte me vete në oborrin e një banese private.
Ai është vërejtur nga efektivët që kanë gjetur pistoletën që gjendej brenda çantës që i përkiste të miturit. Ditën e djeshme një 20-vjeçar u kap në Durrës pasi iu gjet me vete një armë pa leje.