Cristiano Ronaldo ka vendosur sfidën kualifikuese për Botërorin 2022 në Katar ndaj Irlandës.
Ronaldo shënoi dy gola humbi dhe një penallti si dhe theu rekordin në kombëtare për golat e shënuar.
Irlanda shënuan golin e avantazhit në minutën e 45-të me Egan. Në minutat e fundit të sfidës Ronaldo shënoi dy gola që do i jepnin fitoren Portugalisë.
Franca nga ana tjetër ka kaluar një mbrëmje të vështirë në Paris. ‘Gjelat’ nuk ia dolën të shkojnë më shumë se një barazim ndaj Bosnje-Hercegovinës. Dzeko shënoi në minutën e 36-të, por Griezmann barazoi 4 minuta më vonë.
Holanda gjithashtu barazoi me Norvegjinë. Goli për nordikët u shënua nga Haaland kurse për tulipanët barazoi Klaassen. Rusia dhe Kroacia u ndanë në ‘paqe’ pa gola ndërsa Turqia hodhi një hap fals ndaj Malit të Zi pasi në minutën minutën e 97-të pësoi golin që çoi shifrat në 2-2.
Fitore kori Danimarka ndaj Kroacisë si dhe Izraeli, Austria, Letonia, Malta apo Luksemburgu.