Vendosni fjalën kyçe....

Kur të lakojnë si influente


Nga Aranita Brahaj*

Të dashur Kolegë (të paktën ju që më njihni) unë kam zërin tim, ju lutem ma kurseni “Influencën”.

Falënderoj çdo media në Shqipëri, Kosovë a Maqedoni që përmend emrin tim si një njeri me influencë në media dhe nuk di sa e meritoj në aspektin cilësor e sasior të fjalës.

Por ju lutem ma kurseni “Influencën”. E kam filluar jetën time profesionale në një vit të tmerrshëm si 97-ta kam 24 vjet që përpiqem çdo ditë të mësoj para se të flas. Kam lëshuar zë në media si Radio Stinët, Tv Arbëria, Radio +2, Tv Klan.

Asnjë Pronar media, donator, apo pagëdhënës nuk ma ka privatizuar zërin.

Prandaj Ju Lutem të paktën ata që nga afër më kanë njohur, kujdes kur më zvogëloni me këtë “Influencën”.

Unë kam Zërin Tim, e kam lëshuar edhe kur fërshëllenin plumbat në Tiranë 1997 – 1998, kur mbushesha me erë plagësh e narkoze në spitalet ushtarake të UÇK-së 1999 , kur xhiroja nga skafet e eksodit në Rrugët e Bardha të Vlorës, e kur futesha në sallat e gjyqeve të Bandave në Gjykatën e Tiranës.

Unë vazhdoj flas edhe sot me mendjen time.

Zërin nuk ma privatizoi as Pronari i Medias (madje secili prej tyre ma kanë respektuar dhe i falënderoj) as donatori i programeve te organizatës, qoftë ky Soros, dhe as Qeveri të Vendeve të Zhvilluara Perëndimore që mbështesin 95% të buxhetit të organizatës ku aktualisht punoj.

Prandaj ju lutem “Influencat” m’i kurseni!!! 

*Brahaj e ka shkruar këtë reagim pas përmendjes së emrit të saj në shkrimin e CNA.AL