Vendosni fjalën kyçe....

Kush është ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë


Pas largimit të ambasadorit së Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman, në Tiranë ka paraqitur kredencialet pranë presidentit Ilir Meta ambasadori i ri.

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar do të jetë Alastair King-Smith.

“Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e vyer, që Britania e Madhe ka dhënë në vazhdimësi për vendin tonë, si dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe theksoi domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare.

Duke i konsideruar një urë lidhëse midis dy vendeve tona, Kreu i Shtetit e falenderoi Ambasadorin King-Smith në emër të të gjithë shqiptarëve, që kanë ndërtuar jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, për mundësitë që u janë krijuar për t’u mirëintegruar.”, njofton mes të tjerash Presidenca.