Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë makina që sa ishte furnizuar me gaz, plagosen dy persona në Korçë (Video)


Dy persona janë lënduar nga djegia e një makine në rrugën Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur pranë Maliqit rreth orës 7 të mëngjesit ku dy persona nuk kanë mundur dot të dalin në kohë nga makina që mori flakë pasi ishte furnizuar me gaz.

Pas djegies makina tip VW me targa AA 731 LC ka dalë nga rruga ndërsa zjarrfikësit e mbërritur në vendin e ngjarjes kanë shuar mjetin si dhe kanë ndihmuar të plagosurit.

Njoftimi

“Me datë 01.09.2021, rreth orës 7:20, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në një automjet në ecje, i cili sapo ishte furnizuar me lëndë djegëse (gas) në një karburant në afërsi të këtij fshati. Për pasojë kanë pësuar djegie, drejtuesi dhe pasagjeri të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës. Shërbimet e zjarrfikëses, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”