Presidenti Ilir Meta ka dekretuar thirrjen e mbledhjes së parë të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Më 10 shtator ora 10:00 është caktuar mbledhja e parë e deputetëve dhe kthimi pas shumë kohësh në kuvend i opozitës
“Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021,
D e k r e t o j:
Neni 1
Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.”, shkruhet në dekret.