Vendosni fjalën kyçe....

Rama i lutet Presidentit të Bullgarisë: Na lini të flasim me BE-në (Video)


Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Samitin Strategjik të zhvilluar në Bled të Sllovenisë për t’i kërkuar Bullgarisë zhbllokimin e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Madje Kryeministri Rama i është lutur Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev që të sillet si ballkanas dhe t’i hapë rrugë bisedimeve.

Unë do përfitojë dhe i kërkoj Presidentit të Bullgarisë. Ju lutemi, ju bullgarët, mos jeni kaq tipikë të BE, bëhun ballkanas. Hapni rrugën, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me BE. Pastaj mund të bëheni ballkanikë dhe të vendosni pengesa, blloko aty e këtu. Hapni rrugën”, tha Rama.