Prej disa ditësh televizioni “Top Channel” është duke hedhur në publik emra të mundshëm ministrash.
Edhe pse ata mund të mos jenë emrat finalë, së paku publikimi i tyre mund të shërbejë si një lloj testimi për atë që mendojnë njerëzit mbi ministrat e rinj të mandatit të tretë të Ramës.
Në një shkrim të ri ditën e sotme, përmenden mes të tjerësh emrat e vajzave të Bashkim Finos, Rexhep Mejdanit, zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës etj.
Po ajo që bën përshtypje nuk janë emrat e tyre.
“Kushdo të jenë emrat e përzgjedhur për këto tre poste nga Rama, ato kanë kaluar për një ‘OK’ nga selia diplomatike në Rrugën e Elbasanit.”, e mbyll raportimin e tij TCH.