Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi: Nuk do dështojmë më Ballkanin Perëndimor si me Afganistanin


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të zhvilluar në Bled të Sllovenisë ka deklaruar se BE-ja nuk mund të dështojë me Ballkanin Perëndimor siç ndodhi në Afganistan.

Varhelyi tha se BE-ja do ushtrojë pushtet të butë dhe do motivojë vendet duke i integrua ato në aspektin politik ekonomik dhe të sigurisë.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Be është koncepti i duhur për tu diskutuar. Zgjerimi është më shumë proces administrativ se politik. Por sot duhet të diskutojmë se si do bëhet Ballkani Perëndimor pjesë e BE. Ajo që ne dimë dhe kemi shembull dhe përvojë është ajo e Afganistanit. Ballkanin Perëndimor e kemi këtu dhe kjo është përgjegjësi shumë më e lartë. Nuk mund të dështojmë me Ballkanin Perëndimor. Ti Integrojmë ata në aspektin politik, në ekonomi në siguri. Nuk ja lejojmë dot vetes këtë që të dështojmë. Të ushtojmë një pushtet të butë dhe t’i motivojmë. Edhe në Ballkan duhet të ketë bindje nga brenda që duhet të bëhen pjesë e BE. Duhet të jemi të motivuar dhe oferta është e vërtetë për këtë duhet të flasim dhe si ta përshpejtojmë. Afganistani na jep mësim se nuk kemi kohë për të humbur. Të marrim vendimet e duhura dhe të ec përpara rajoni. Ne ashtu shikojmë se shoqëria dhe ekonomia e Ballkanit po integrohet pak nga pak në BE”-tha Varhelyi.