Presidenti serb përshëndeti interesin në rritje të Turqisë për të investuar në ekonominë e vendit ballkanik.
Vërejtjet e Aleksandar Vuçiqit erdhën pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në Beograd.
“Investimet e kompanive turke në Serbi në dy vitet e fundit po shtohen me perspektivën e rritjes së mëtejshme. Unë mirëpres interesin në rritje të Turqisë për të investuar në ekonominë serbe, si dhe realizimin e një sërë investimesh në pjesët e pazhvilluara të Serbisë”, tha Vuçiç.
Takimi u përqëndrua në përmirësimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe ekonomik, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me rëndësi.
Vuçiç shprehu kënaqësinë me nivelin e arritur të marrëdhënieve dypalëshe, i cili karakterizohet nga bisedimet e shtuara politike, bashkëpunimi i thelluar dhe besimi dhe respekti i ndërsjellë.
Gjatë takimit u ra dakord që marrëdhënia e jashtëzakonshme personale dhe profesionale midis dy presidentëve po ndihmon ndjeshëm në zhvillimin e lidhjeve politike, ekonomike dhe të tjera midis Serbisë dhe Turqisë.
Cavusoglu përcolli përshëndetjet e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe ftoi Presidentin Vuçiç të vizitojë Turqinë për të mbajtur një takim të ri të këshillit të lartë të bashkëpunimit.