Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj zëvendëskryeministër: Nuk kam pse ta fsheh, është përgjegjësi e madhe


 

Kryeministri Edi Rama zgjodhi si zëvendëskryeministër Arben Ahmetajn, pas largimit të Erion Braçes.

Ish-ministri i Shtetit për Rindërtimit tani do të jetë zëvendësi direkt i Ramës.

Po si e sheh ai këtë post të ri? Me shumë përgjegjshmëri.

“Me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë emocion, nuk kam pse ta fsheh se është përgjegjësi e madhe. Dhe vazhdojmë projektin e Rilindjes me kryeministrin Rama”, është përgjigjur Ahmetaj.

Sot reaguan një sërë personazhesh të Partisë Socialiste pas vendimeve të Ramës, që nga Taulant Balla e deri te Ditmir Bushati.