Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen për shitje lëndësh narkotike.
Në pranga kanë rënë 31-vjeçari A.S., 35-vjecari E.A. e 39-vjeçari Y.Ç.
Atyre u janë kapur sasi të ndryshme lënde narkotike që sipas policisë do shitejh në qytetin bregdetar.
Njoftimi
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. S., e cila ishte marrë me qira nga shtetasi E. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 700 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Y. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pasi kishte përshtatur lokalin e tij që ndodhej poshtë kësaj banese, për shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.”