Kreu i qeverisë ka shpallur sot emrat e rinj të kryetarëve të Partisë Socialiste në rrethe. Gjatë prezantimit, ai ka thënë se ata do jenë fuqiplotë në drejtimin dhe organizimin e partisë në qarqet respektive.
Taulant Balla ka kaluar nga Elbasani në Fier, ndërsa Damian Gjiknuri do drejtojë Elbasanin. Vendin e tij në Vlorë e merr Arben Ahmetaj.
Elisa Spiropali do drejtojë Kukësin, Çuçi do shkojë në Berat, Kumbaro do drejtojë Gjirokastrën e Manja do jetë kryetar i PS-së në Dibër.
Shkodrën do e drejtojë Edona Bilali, Ardian Çela do drejtojë Durrësin, Klosi do jetë kryetar i PS-së në Lezhë kurse Erion Veliaj ka Tiranën. Ndërkohë gjatë fjalës së tij kryeministri Rama harroi të përmendë emrin që do drejtojë Qarkun e Korçës.
Drejtuesite PS-së sipas qarqeve
Erion Veliaj – Tiranë
Taulant Balla – Fier
Ardian Çela – Durrës
Damian Gjiknuri – Elbasan
Arben Ahmetaj – Vlorë
Edona Bilali – Shkodër
Ulsi Manja – Dibër
Blendi Klosi – Lezhë
Bledi Çuçi – Berat
Mirela Kumbaro – Gjirokastër
Elisa Spiropali – Kukës
??? – Korçë