Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë sekretarët e rinj të PS-së, Gjiknuri sposton Ballën


Kryeministri Rama ka paraqitur në Asamblenë e PS-së, propozime për emrat e rinj të sekretarëve të kësaj force politike.

Sekretari i Përgjithshëm do jetë Damian Gjiknuri, ndërsa si Sekretari Organizativ është propozuar Blendi Klosi.

Sekretariati i Partisë Dixhitale Socialiste pritet t’i besohet Etjen Xhafës ndërsa Anila Denaj do jetë Sekretare e Burimeve Njerëzore.

Sekretariati i Gruas do i besohet Etilda Gjonajt, ai i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kukos ndërsa Bojkena Basha do jetë Sekretare e Rinisë.

Damian Gjiknuri – Sekretar i Përgjithshëm

Blendi Klosi – Sekretar Organizativ

Etjen Xhafaj – Sekretar për Partinë Dixhitale Socialiste

Anila Denaj –  Sekretare për Burimet Njerëzore

Romina Kuko, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë

Etilda Gjonaj – Sekretare e Gruas

Bojkena Basha – Sekretare për Rininë