Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni Rambo? Ligjvënësi republikan u përpoq të marrë helikopter në Afganistan për të evakuuar disa amerikanë


Një kongresmen republikan i cili kritikoi ashpër evakuimin e shtetasve amerikanë nga ana e administratës Biden në Kabul, thuhet se ka udhëtuar në Gjeorgji si pjesë e një operacioni të paautorizuar për nxjerrjen e amerikanëve ende të bllokuar në Afganistan.

Misioni i guximshëm i shpëtimit, i cili duket si një skenar për një film aksion hollivudian, u raportua për herë të parë nga Washington Post.

Sipas gazetës, përfaqësuesi i Oklahomas, Markëayne Mullin ,i telefonoi ambasadorin amerikan në Taxhikistan të hënën me një kërkesë urgjente dhe shumë të pazakontë: ai po planifikonte të fluturonte nga Tbilisi, Gjeorgji, në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, në orët e ardhshme, dhe kishte nevojë për ndihmë për të transportuar në mënyrë të sigurt një sasi të madhe parash përtej kufirit.

Ligjvënësi republikan shpjegoi se ai do të merrte një helikopter në Afganistan si pjesë e një misioni të vetënisur për të shpëtuar pesë qytetarë amerikanë, një grua dhe katër fëmijët e saj, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga vendi.

Stafi i ambasadës në Dushanbe thuhet se e refuzoi kërkesën, duke thënë se ata nuk ishin të gatshëm të ndihmonin kongresmenin të anashkalonte ligjet e Taxhikistanit që kufizon lëvizjen e parave të gatshme, veçanërisht pasi destinacioni i tij përfundimtar do të ishte Afganistani i kontrolluar nga talibanët.

Sipas zyrtarëve të njohur me çështjen, Mullin u zemërua nga vendimi dhe përdori gjuhë kërcënuese drejtuar të dërguarit të Uashingtonit në Taxhikistan, John Mark Pommersheim.

Vendndodhja e tanishme e Mullin mbetet e panjohur, por zyra e tij lëshoi ​​një deklaratë se ai ishte ‘i sigurt’ dhe se ligjvënësi ‘do të vazhdonte të bënte gjithçka për të sjellë në shtëpi të gjithë amerikanët nga zona e luftës’.