37 shtetas afganë kanë mbërritur orët e para të mëngjesit të sotëm në Aeroportin e Rinasit.
Ata janë strehuar fillimisht në Qytetin Studenti ndërsa më pas pritet të dërgohen në hotele në zonën e bregdetit.
Deri tani në Shqipëri janë ardhur 644 shtetas afganë.
Njoftimi
“Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 nr total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për tu transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet.”