Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë.
Ajo pritet të nisë në orën 10 të mëngjesit në Pallatin e Kongreseve.
Pritet që kryeministri Rama të prezantojë sot emrat e ministrave të rinj të qeverisë.
Në rendin e ditës është edhe zgjedhja e kryesisë së re, drejtuesve politikë në qarqe e drejtuesve të departamenteve.
Deri tani zyrtarisht janë të konfirmuar vetëm kreu i grupit parlamentar, Balla e ministrja Spiropali.