Vendosni fjalën kyçe....

Rama e quan PD-në krijesë amorfe me një dhëmballë të prishur: Kësaj here sfidën e kemi me veten


Kryeministri Rama e ka quajtur Partinë Demokratike një krijesë amorfe me dhëmballë të prishur duke nënkuptuar shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Berisha.

Kreu i qeverisë tha se mandatin e tretë, PS-ja e ka sfidën me veten e saj dhe se mendimi se kundërshtari nuk do fitojë asnjëherë në gjendjen që është, është i rrezikshëm.

“Mendimi se do fitojmë për sa kohë përballë kemi atë krijesën amorfe me dhëmballën e prishur që kanë, është shumë i rrezikshëm. Rreziku vjen nga ky mendim se do fitojmë për sa kohë ata janë në këtë gjendje. Nëse i zhgënjejmë njerëzit, PS do jetë relike, njësoj si simotrat e saj që sot u ka humbur fisi e fara në Europë. Sfida në mandatin e tretë është sfida me veten tonë, si individë dhe si forcë politike.“– tha Rama.