Kryeministri Rama ka thënë para socialistëve në Asamblenë e PS-së se fitorja e mandatit të katërt do jetë shumë më e vështirë se fitorja e mandatit të tretë.
Ai tha se duhet shumë punë për të merituar fitoren e mandatit të tretë si kurrë më parë ndonjë parti politike në pluralizëm.
“Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme dhe si asnjëherë më parë u rikonfirmuam në pushtet për të tretën herë radhazi. Ka qenë padyshim fitorja më e vështirë dhe ka shumë punë për t’u merituar. Herën e katërt do e kemi më të vështirë se të tretën. Duhet të punojmë shumë për t’u rikonfirmuar në zgjedhjet e ardhshme. Na duhet kapërcim i vetvetes.” – tha Rama.